Sopranoja nga Gjeorgjia fiton “Marie Kraja”

Muzikë

Sopranoja nga Gjeorgjia fiton “Marie Kraja”

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 16:38
Foto

Sopranoja Ilona Mataraze, është fituesja e Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Mes tetë finalistëve, juria shpalli si më të mirën e edicionit të 16 këngëtaren lirike nga Gjeorgjia, e cila shkëlqeu me arien e Ana Bolenës.

Vendi i dytë i takoi baritonit, Endrju Kimak, ndërsa i treti shkoi për tenorin shqiptar Klodian Kaçani.

Çmimin më të ri, i pagëzuar me emrin “Singer of the future, Nina Mula” e meritoi Maria Eleni.

Edicioni i 16 pas 15 vitesh nën drejtim e Zana Çelës, iu besua sopranos së njohur, Inva Mula. Për dy net në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, artistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës konkurruan në garën e arieve dhe këngëve.

Si një udhëtim në gjithë muzikën botërore operistike, të bukurat shqiptare si “Margjelo” dhe “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”, sollën emocion të veçantë, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat