Muzika kroate prej sot e ndaluar në Maqedoni

Muzikë

Muzika kroate prej sot e ndaluar në Maqedoni

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Kroacia e ndaloi përdorimin e muzikës nga ky vend në Maqedoni. Vendimi është marrë në seancën e Bordit Administrativ të organizatës HDS-ZAMP, ku është vendosur që të ndalohet shfrytëzimi i repertorit të tyre muzikor në të gjitha radiot dhe televizionet në territorin e Maqedonisë.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë. Organizata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore në Maqedoni ZAMP, si një organizatë e cila është e autorizuar për t`i ndërmarr masat e nevojshme për zbatimin e ndalesës dhe mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të HDS-ZAMP, dhe në bazë të marrëveshjeve për reciprocitet, njoftoi se ndalesa nis prej datës 17.10.2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat