Këngëtari afër vdekjes jep koncertin lamtumirës

Muzikë

Këngëtari afër vdekjes jep koncertin lamtumirës

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:46
Gord Downie

Një grup kanadez, këngëtari kryesor i të cilit u diagnostikua me kancer në tru, ka dhënë koncertin e tij të fundit të mbarim të një turneu emocional lamtumire, shkruan BBC.

“The Tragically Hip” ka tërhequr një turmë spektatorësh në shfaqjen e tij të fundit në Kingston të Ontarios, të shtunën, e cila u transmetua drejtpërdrejt në gjithë Kanadanë.

Justin Trudeau, kryeministri kanadez që kishte marrë pjesë në shfaqje tha se grupi “kishte shkruar kolonën zanore të Kanadasë gjatë 30 vjetëve”.

Këngëtari kryesor i grupit Gord Downie, 52 vjeç, ishte njoftuar në maj se ishte i sëmurë. Lajmi shkaktoi tronditje në të gjithë vendin.

Gazeta Globe an Mail njoftoi se turi i tij la pas një gjurmë dhimbjeje, por gjithashtu, solli edhe festën në të gjithë vendin.

Kryeministri Trudeau shkroi në Twitter pas koncertit se grupi “ do të ishte përgjithmonë në zemrat tona dhe në listën e këngëve të preferuara”.

Trudeau publikoi edhe një fotografi të vetën duke shkruar në murin e mesazheve të atyre që ai i konsideroi si “Grupi i Kanadasë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat