Zbulohen çmimet e Huawei Mate 20 dhe 20 Pro

Mobile

Zbulohen çmimet e Huawei Mate 20 dhe 20 Pro

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:22
Huawei Mate 20 dhe 20 Pro

Huawei Mate 20 dhe Mate 20 Pro do të lansohen më 16 tetor, kur kompania prodhuese kineze do të organizoj ngjarjen për media.

Tani çmimi duket se ka rrjedhur.

Sipas burimeve lokale të rrjetit telefonik polak, Android.com.pl, Huawei Mate 20 dhe Mate 20 Pro tashmë kanë çmimet e vendosura, përpara ngjarjes së lansimit.

Ndërsa kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme nga Mate 10 Pro, pajisja duhet të vijë poashtu me një rritje të vërtetë të specifikave.

Huawei Mate 20 duhet të kushtojë rreth 608 funta. Pajisja premium Huawei Mate 20 Pro pritet të dal në treg me vlerë prej £ 870.

Pra, këta janë dy telefona të nivelit të lartë, por edhe specifikat e reflektojnë këtë.

Mate 20 Pro duhet të vijë me një ekran QHD + AMOLED prej 6.3 inç.

Pritet të ketë një kamera të re me tre lente (40MP + 20MP + 8MP) në një vendosje në formë katrore. Procesori pritet të jetë HiSilicon Kirin 980 CPU, mbështetur nga 8GB RAM dhe deri në 256GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri 4200mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat