Lëshohet iOS 12.0.1 për iPhone e Pad

Mobile

Lëshohet iOS 12.0.1 për iPhone e Pad

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:39
Apple

Apple ka lëshuar sot iOS 12.0.1 për iPhone dhe iPad.

Versioni më i ri i iOS nuk sjell diçka të re, përveç përmirësimit të disa të metave të shfaqura në versionin paraprak.

Ndër të tjera, iOS 12.0.1 rregullon një problem që pamundësonte disa iPhone XS të mbusheshin kur lidheshin me kabllo.

iOS 12.0.1 mund të shkarkohet falas në të gjitha pajisjet që mund ta instalojnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat