Ekrani i iPhone XS Max është më pak i dëmshëm për shëndetin e syve

Mobile

Ekrani i iPhone XS Max është më pak i dëmshëm për shëndetin e syve

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:56
iPhone XS Max

IPhone XS dhe iPhone XS Max përdorin ekranet më të fundit OLED, të cilat Apple ka cilësuar si më të sigurtat për shëndetin e syve.

Hulumtimet nga Universiteti Tsing-Hua Tajvanit kanë zbuluar se drita blu është më pak e përhapur në ekranin e ri OLED të iPhone XS Max krahasuar me ekranin e vjetër LCD në iPhone 7.

Drita blu është e lidhur me një rrezik më të madh të kancerit, diabetit, mbipeshës, depresionit dhe dëmtimit të syve. Pra, siç mund të imagjinoni thjesht duke ulur këtë dritë blu, njerëzit kanë gjasa të jenë më pak të rrezikuar në shëndetin e tyre. Kjo, e shoqëruar me varësinë nga telefoni, ka të ngjarë të jetë pjesë e arsyes pse Apple lansoi aplikacionin Screen Time me iOS 12.

Hulumtimi zbuloi se ekrani i ri OLED me 6,5 inç në iPhone XS Max kishte nivele të përcaktueshme të ekspozimit dhe një rezultat më të mirë të ndjeshmërisë ndaj shtypjes së melatoninës. E gjithë kjo është rezulton në një ekran më të shëndetshëm.

Meqenëse rivali i Apple përdor ekranet OLED për një kohë më të gjatë, kjo duhet të vlej edhe për telefonat Samsung. Apple vetëm sapo ka filluar të zë hapin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat