Nokia 9 “konfirmohet”, mund të jetë në treg së shpejti

Mobile

Nokia 9 “konfirmohet”, mund të jetë në treg së shpejti

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:04
Nokia 9

Siç është raportuar më herët, duket sikur telefoni i ardhshëm Nokia do të quhet Nokia 9 PureView, me një lajmërues të besueshëm që pretendon të ketë informacion që e mbështet lajmin.

@Rquandt nga WinFuture ka postuar në Twitter se kompania mëmë HMD Global do të ringjallë emrin PureView për teleofnin e ri, për të nxjerrë në pah kamerën e prapme me pesë lente. Kompania siguroi markën e përdorur fillimisht nga Nokia, pastaj Microsoft, dy muaj më parë.

Pra, ky është emri aktual promovues i asaj që do të vijë së shpejti nga HMD Global.

Një nga ndjekësit e Quandt-it më pas ka postuar atë që duket të jetë material marketingu për Nokia 9 PureView në një koment, megjithëse nuk mund të jemi të sigurt se nuk është një informatë e rrejshme, për momentin.

Sigurisht që duket bindëse, dhe përputhet me imazhet e mëparshme të rrjedhura.

Ajo që dihet sigurtë është se Nokia është duke zhvilluar një ndenjë lansimi në Londër këtë të enjte, më 4 tetor për një pajisje shtesë të paralajmëruar për “linjën e telefonave Nokia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat