Kinezët sjellin telefonin e parë me 10 GB RAM

Mobile

Kinezët sjellin telefonin e parë me 10 GB RAM

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:30
Oppo Find X

Organi rregullator i Kinës TENAA ka lëshuar një version të ri të telefonit të mençur Oppo Find X që vjen me 10 GB RAM.

Ai do të jetë telefoni i parë i tillë "i zgjuar" në treg, përveç nëse nuk e kalon dikush nga rivalët e tij.

Ka mundësi që kompania tjetër kineze Vivo të dalë e para në treg me këtë model të ri pasi po zhvillon gjithashtu një telefon të mençur me 10 GB RAM. 

Gjithashtu dihet se versioni i ri i Oppo Find X ka 256 GB hapësirë për ruajtje. 

Nuk dihet ende kur do të shfaqet në treg dhe sa do të kushtojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat