Një telefon si Galaxy A7

Mobile

Një telefon si Galaxy A7

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:59
IlustrimGalaxy A7

Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy A7, telefoni më i fundit në familjen Galaxy A. Me një kamera të pasme të fuqishme me lente të trefishtë, dizajn me shkëlqim dhe me funksione që nuk duhet t’ju mungojnë në përditshmërinë tuaj, Galaxy A7 inovativ është pajisja e duhur për çfarëdo momenti në jetën tuaj.

“Samsung është i angazhuar për të sjellë risi domethënëse për të gjithë konsumatorët përgjatë familjes Galaxy, pa patur rëndësi se kush apo ku janë në botë”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimet Mobile në Samsung Electronics.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të emocionuar të prezantojmë funksione të reja inovative për serinë A me Galaxy A7, një pajisje praktike por e fuqishme që është ndërtuar për t’ju ndihmuar ta bëni përditshmërinë tuaj të volitshme dhe të jashtëzakonshme”.

Kapni dhe shkëmbeni përvojat me kamerën e fuqishme me lente të trefishtë të Galaxy A7;

Asnjëherë mos humbisni momentin me Lenten Ultra të Gjerë 120MP të Galaxy A7. Me të njëjtën kënd shikimi si syri i njeriut, Galaxy A7 kap botën ashtu siç e shihni, me fotot e pakufizuara me kënd të gjerë.·

Me Lentet 24MP dhe Depth Lens, funksioni Live Focus i Galaxy A7 ju lejon të kontrolloni thellësinë duke ju dhënë mundësinë të rregulloni efektin bokeh për të krijuar fotografi mahnitëse.·

Shkrepni fotografi të qarta kristal në kushtet e dritës së fortë dhe të dobët.

Me Lentet 24MP të Galaxy A7 automatikisht lejonë më shumë dritë duke kombinuar katër pixels në një të vetëm në kushte të mungesës së dritës.

Galaxy A7 sjell më të mirën në atë që sheh. Duke prezantuar Optimizuesin Inteligjent të Skenës Samsung, kamera e Galaxy A7 kategorizon subjektin tuaj dhe rregullon ngjyrën, kontrastin dhe shkëlqimin për të optimizuar menjëherë cilësinë e imazhit.

Shkrepni selfi të qarta dhe të shndëritshme në çdo kohë dhe mos u shqetësoni për të kërkuar ndriçimin ideal, me kamerën e përparme 24MP të Galaxy A7 dhe blicin e përshtatshëm LED. Kapni selfi me efektin bokeh me anë të Selfie Focus, dhe imitoni ndriçimin profesional të studios me funksionin Pro Lighting. Shtoni një prekje personal dhe shprehni veten me emojit AR, dhe filtra mikluese.

Duke prezantuar një ekran premium 6.0-inch Super AMOLED, Galaxy A7 ju lejon të përjetoni dhe ndani më të tjerët botën tuaj ashtu sic e shihni atë. Duke shtuar, Ekranin Infinity nga Samsung maksimizon e shikimit e pandërprerë dhe në thellësi.

Galaxy A7 gjithashtu mbështet teknologjinë Dolby Atmos® të tingujve imersivë, e cila sjell argëtim në jetë përmes audios që rrjedh rreth jush.

Kur vjen puna te stili, Galaxy A7 nuk bën kompromis. Duke ardhur me një dizajn qelqi premium, një sensor anësor për gjurmët e gishtash, Galaxy A7 është praktik dhe i rehatshëm në dorën tuaj. I disponueshëm në katër ngjyra që i përshtaten stilit tuaj personal – blu, të zezë, ngjyrë ari dhe rozë – të shprehësh veten me Galaxy A7 nuk ka qenë kurrë më e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat