Telefoni i ardhshëm HTC do të ketë Snapdragon 855 dhe rrjet 5G

Mobile

Telefoni i ardhshëm HTC do të ketë Snapdragon 855 dhe rrjet 5G

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:22
Telefoni i ardhshëm HTC

Pas përdorimit të procesorit më të mirë të këtij vit, i teknologjisë së fundit, Snapdragon 845, prodhuesi i njohur tajvanez – HTC, duke se do të vazhdojë të marrë procesorët më të fundit të kompanisë Qualcomm, atë që do të vijë së shpejti – Snapdragon 855.

Procesori i ri Snapdragon 855 do të ndërtohet me procesin e ri 7nm dhe pritet të ofrojë performancë më të mirë dhe përmirësime në efiçencë. Po ashtu, ky procesor do të jetë rival i procesorit Kirin 980 të Huaweit dhe procesorit të ardhshëm të Applet, A12.

Gjithashtu, raportohet se smartfoni i ri në të cilin po punon HTC do të ofrojë mbështetje për rrjetin 5G. Rrjeti 5G pritet të lansohet zyrtarisht vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat