Xiaomi Mi Mix 3 vjen me 5G, rrjeti i cili ende nuk është lansuar

Mobile

Xiaomi Mi Mix 3 vjen me 5G, rrjeti i cili ende nuk është lansuar

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:54
Xiaomi Mi Mix 3

Xiaomi Mi Mix 3 vjen me 5G, rrjeti i cili ende nuk është lansua. rKompania e njohur kineze, Xiaomi, pritet të lansojë së shpejti smartfonin e saj të ri të avancuar Mi Mix 3, për të cilin fansat presin me padurim që të lansohet.

Tani, kreu i menaxhmentit të produkteve të kësaj kompanie, Donovan Sung, ka publikuar një fotografi përmes së cilës konfirmon se Mi Mix 3 ofron mbështetje për rrjetin 5G.

Xiaomi Mi Mix 3 pritet të lansohet muajin e ardhshëm, shumë herët sesa smartfonët që do të lansohen e që do të ofrojnë mbështetje për rrjetin 5G, por Sung thotë se kompania “nuk mund të presë lansimin zyrtar të rrjetit 5G në vitin e ardhshëm”, shkruan “The Verge”.

Sung, po ashtu, thotë se me implementimin e rrjetit 5G, shpejtësia e shkarkimeve do të jetë “mbi 10 herë më shumë sesa shpejtësia e 4G-së”.

Gjithashtu, rrjetin 5G pritet ta mbështesin edhe Moto Z3 ndërsa kompanitë si Huawei dhe LG, të dytë, kanë njoftuar se planifikojnë të lansojnë telefonat 5G në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat