Mësohet çmimi i Xperia XZ3 për Europë

Mobile

Mësohet çmimi i Xperia XZ3 për Europë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:08
Xperia XZ3

Kompania e njohur Sony ka tërhequr vëmendjen e publikut këtë vit me smartfonin e saj të fundit të avancuar – Xperia XZ3.

Ky smartfon, për dallim nga smartfonët tjerë Xperia, vjen me ekran të veçantë të quajtur BRAVIA OLED. Ky lloj ekrani është vlerësuar si më i mirë deri tani, sipas Independent Strategy Analytics.

Tani, është zbuluar edhe çmimi i XZ3 për Europë. Ai është shfaqur në uebfaqen e Amazonit në Gjermani, kështu është zbuluar çmimi i tij, ngjyrat dhe çdo gjë tjetër.

Sipas Amazonit në Gjermani, Xperia XZ3 kushton 799 euro dhe vjen me kartelën microSD prej 64 GB si dhuratë. Para-porositë janë të hapura ndërsa dërgesat do të fillojnë nga 5 tetori.

Gjithashtu, XZ3 është në dispozicion me ngjyrë të zezë, të argjendtë, të bardhë, të gjelbër dhe të kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat