Huawei Mate 20 Lite vjen me procesor Kirin 710

Mobile

Huawei Mate 20 Lite vjen me procesor Kirin 710

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:39
Huawei Mate 20 Lite

Mate 20 Lite i kompanisë së njohur kineze, Huawei, është smartfoni i dytë pas nova 3i i cili do të vijë me procesor Kirin 710. Këtë e konfirmojnë uebfaqja Geekbench dhe rregullatori kinez TENAA.

Gjithashtu, Geekbench ka zbuluar se Mate 20 Lite do të vijë me 4 GB RAM memorie ndërsa TENNA thotë me 6 GB.

Kjo mund të jetë kështu për shkak të shumë versioneve ekzistuese. Bazuar në këtë, Mate 20 Lite mund të vijë me dy versione – njëri me skaner për gishta nën ekran dhe tjetri me skaner të zakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat