Vivo V11 Pro arrin më 6 shtator

Mobile

Vivo V11 Pro arrin më 6 shtator

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:37
Vivo V11 Pro

Kompania e njohur kineze, Vivo, ka caktuar që të lansojë smartfonin e ri V11 Pro më 6 shtator, shkruan në ftesat që ka filluar kompania ta shpërndajë.

Ftesa përmban shumë pak informacione, por sipas disa spekulimeve të mëparshme tashmë dimë disa gjëra në lidhje me Vivo V11 Pro. Për shembull, ky smartfon ka skanerin për gishta të integruar nën ekran, gjë që edhe shihet në ftesë.

Përveç kësaj, V11 Pro po ashtu ka dizajn të ri të ekranit me një prerje (notch) shumë të vogël për kamerën e përparme.

Vivo V11 Pro është thënë se do të vijë me ekran rreth 6.4-inç Super AMOLED e rezolucion prej 2,340 x 1,080 pikselë, procesor Qualcomm Snapdragon 660, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. Po ashtu, thuhet se do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 25 megapikselë. Gjithashtu, V11 Pro do të punojë me baterinë prej 3,400 mAh dhe sistemin operativ Android 8.1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat