Google Pixel 3 XL shfaqet për herë të parë në video

Mobile

Google Pixel 3 XL shfaqet për herë të parë në video

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:25
Google Pixel 3 XL

Google Pixel 3 XL është shfaqur në internet në një video që ka zbuluar më shumë prej celularit sesa çdo rrjedhje deri më tani.

Videoja u publikua në YouTube nga @LuchkovCH, një zbulues rus, i cili më parë ka publikuar fotot e Google Pixel 3 XL. Këto kishin simbolet e stafit të brendshëm të Google që sugjerojnë se ky burim mund të jetë nga një punonjës ose të paktën ka një burim që është brenda kompanisë.

Sido që të jetë, telefoni në video duket të jetë ajo çka mund të presim të shohim kur Google të lansojë Pixel 3 dhe Pixel 3 XL në tetor.

Në pjesën e pasme shihet një kamerë e vetme dhe një lexues i gjurmëve të gishtërinjëve. Fundi përmban portin USB-C por jo portin e kufjeve, megjithatë, ky burim ka zbuluar tashmë imazhe që tregojnë se pajisja do të vijë me një përshtatës për një port 3.5mm.

Softueri që shfaqet në ekran zbulon se kamera vjen me 12.2MP dhe se procesori është një Qualcomm CPU. Gjithashtu mund të shihni pullën e rrafshët në ekran, që është veçori e sistemit operativ më të fundit nga Google, Android Pie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat