HTC U12 Life lansohet me Android 8.1 Oreo, prodhuesi është sekret

Mobile

HTC U12 Life lansohet me Android 8.1 Oreo, prodhuesi është sekret

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 23:58
Telefoni HTC U12 Life

Telefoni më i ri HTC U12 Life, do të vijë me versionin e sistemit operativ Android 8.1 Oreo dhe jo me Android 9.0 Pie.

Pajisja nuk do të prodhohet nga HTC, por nga një prodhues i jashtëm i cili aktualisht është sekret. Kjo ndoshta është një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të fundit të kompanisë për të larguar nga puna  1.500 vetë nga departamenti i saj i prodhimit.

Ende nuk dihen saktë karakteristikat e HTC U12 Life. Pritet të ketë ekran 6 inç 18: 9 IPS LCD me 2160 x 1080piskelë, procesor Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse.

Gjithashtu, në anën e pasme duhet të gjendet një sistem me dy kamera (16MP + 5MP), si dhe një kamera 13MP për selfi. Kapaciteti i baterisë do të jetë 3600mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat