LG lanson smartfonin e ri Q8

Mobile

LG lanson smartfonin e ri Q8

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:47
LG Q8

Në muajin maj, kompania e njohur LG ka zbuluar tre smartfonët e rinj Q7 si dhe G7 ThinQ.

Sot, kompania ka zbuluar smartfonin e ri të quajtur Q8 (2018) si një zgjidhje më të lirë të V35 ThinQ. Smartfoni i ri Q8 vjen me ekran 6.2-inç FullVision dhe lapsin Stylus.

Gjithashtu, Q8 (2018) vjen me procesor Snapdragon 450, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD deri në 2 TB.

LG Q8 (2018), po ashtu, vjen edhe me kamerën kryesore prej 16 megapikselë me blicin LED dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, portin 3.5 mm për kufje dhe portin USB-C, si dhe ofron mbështetje për Bluetooth dhe Wi-Fi 802.11.

Ky smartfon i ri është edhe rezistent ndaj ujit dhe pluhuri, pasi është i certifikuar me standardin IP68 dhe MIL-STD 810G.

Me dimensione prej 160.1 x 77.7 x 84 mm, Q8 (2018) vjen me baterinë prej 3,300 mAh e cila është me veçorinë për karikim të shpejtë Quick Charging 3.0.

Q8 (2018), po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë Aurora dhe të kaltër Moroccan dhe me çmimi prej rreth 415 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat