Zbulohen specifikat dhe veçoritë kryesore të Galaxy Note9

Mobile

Zbulohen specifikat dhe veçoritë kryesore të Galaxy Note9

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 17:50
Galaxy Note9

Së fundmi, në internet po shfaqen vazhdimisht fotografitë dhe informacionet e reja në lidhje me fabletin e ri të gjigantit të teknologjisë, Samsung.

Tani, në internet është publikuar një fotografi në të cilën shihet kutia (ambalazhi) e Galaxy Note9, e cila zbulon specifikat dhe veçoritë kyçe të pajisjes. Po ashtu, kutia në fotografi tregon se është e dedikuar për tregun rus.

Sipas të dhënave që i shohim në fotografi, Galaxy Note9 do të vijë me ekran 6.4-inç QHD+ Super AMOLED, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, në kuti shkruan se Note9 do të vijë edhe me lapsin S Pen, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.

Samsung Galaxy Note9, për mbrojtje nga uji ka certifikatën IP68 dhe për siguri biometrike, përdorë skanerin për sytë dhe për gishta të vendosur në pjesën e pasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat