Samsungu aksidentalisht ka publikuar pamjet e pajisjes së re Galaxy Note 9.
Fotografitë që tregojnë versionin final të telefonit të ri, janë fshirë menjëherë nga faqja zyrtare e kompanisë Samsung.
“Thoni përshëndetje superfuqisë”, ishte shkruar mbi fotografinë e publikuar në faqen zyrtare.
Kjo fotografi konfirmon se telefoni Note 9 do të ketë “jackun” 3.5 milimetra për kufjet.
Pajisja që pritet të prezantohet javën e ardhshme, do të ketë edhe lapsin e njohur S Pen, sensorin për njohjen e gishtërinjve dhe sistemin me kamera të dyfishta.
Më parë është raportuar se Note 9 do të jetë i fuqizuar me procesorin Qualcomm Snapdragon 845 me 6 gigabajt RAM.