OneDrive për Android avancon sigurinë me veçorinë e re

Mobile

OneDrive për Android avancon sigurinë me veçorinë e re

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 09:35
OneDrive

OneDrive për Android së fundmi është përditësuar për jetëgjatësinë e tij, duke përmirësuar përvojën me të, së bashku me shtimin e veçorisë së re. Tani, aplikacioni është përditësuar edhe njëherë, duke sjellë më shumë veçori por më e rëndësishmja është se ka përmirësuar sigurinë.

Më parë, aplikacioni OneDrive ishte e mundur të sigurohet vetëm duke përdorur kodin PIN. Microsofti tani ka shtuar mundësinë që të kyçni aplikacionin duke përdorur shenjat e gishtave, shkruan Neowin.

Së bashku me masën e re të sigurisë, kompania po ashtu ka përmirësuar dizajnin e aplikacionit kur shikoni fotografitë. Gjithashtu, kompania thotë se ky ndryshim do të bëjë që “fotografitë të duken më mirë”. Po ashtu, është edhe një tjetër përmirësim me dizajnin e ri, duke i dhënë përdoruesve një pamje më të mirë për të parë se cilat fotografi janë rikthyer (back up) e cilat jo.

Nëse jeni duke përdor OneDrive në Android, mund të shkarkoni përditësimin e ri. Megjithatë, nëse keni vendosur përditësimet automatike, aplikacioni tashmë është dashur të jetë i përditësuar me veçorinë më të fundit. Nëse nuk keni përdor asnjëherë OneDriven dhe jeni kurioz, atëherë atë mund ta shkarkoni nga Google Play Store.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat