Çmimi i Galaxy Note 9 është publikuar, dhe nuk do të ju pëlqejë

Mobile

Çmimi i Galaxy Note 9 është publikuar, dhe nuk do të ju pëlqejë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 07:12
Çmimi i Galaxy Note 9

Entuziastët e telefonave aktualisht në dilemë mes përmirësimit të Samsung Note 9, Google Pixel 3 ose një prej iPhone-ëve të ri të Apple këtë vit mund të kenë pasur çelësin kryesor të misterit të tyre të blerjes.

Kjo për shkak se çmimi i supozuar i celularit të ri Galaxy Note 9 është zbuluar dhe, thjeshtë, do të jetë shumë shtrenjtë.

Sa shtrenjtë? E pra, nëse një raport i bërë nga Roland Quandt i WinFuture është i saktë – dhe Quandt ka një rekord të suksesshëm, kur raporton mbi lajmet e industrisë mobile – çmimi i Samsung Note 9 do të fillojë në Evropë në € 1050.

Dhe, ky është një lajm i keq për përdoruesit e telefonave në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që 1050 euro konvertohet në 934 funta, një çmim që mund të rritet shumë falë ekonomisë britanike të momentit. Quandt thotë se ky çmim do të ju jap modelin 128GB.

Galaxy Note 9, e cila vjen me paketimin 512GB të hapësirës së magazinimit, raportohet të ketë një çmim edhe më të lartë, me një tarifë prej 1300 € të propozuar.

Dhe, duke marrë parasysh se thashethemet sugjerojnë se Apple do të reduktojë çmimin e iPhone të tyre të ri në të gjithë linjën në 2018, ky çmim rekord mund të jetë një kërcim financiar i lartë për përdoruesit, sidomos kur rivalët konkurrues si Huawei P20 Pro dhe madje edhe Samsung Galaxy Note 8, do të jenë në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat