Xiaomi përgatit një familje të re të telefonave?

Mobile

Xiaomi përgatit një familje të re të telefonave?

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:41
Xiaomi

Kompania kineze pritet të prezantojë telefona të tjerë gjatë gjysmës së dytë të vitit, siç janë modelet Mi Max 3 dhe Mi Mix 3.

Megjithatë, lista e re e FCC sugjeron që ne mund të presim një pajisje krejtësisht të re, që mban emrin POCOPHONE.

Lista zbulon emrin POCOPHONE dhe numrin e modelit M1805E10A, si dhe referencat për dy variante të pajisjes.

Të dy modelet kanë 6GB RAM dhe ndryshojnë në varësi të kapacitetit të ruajtjes 64GB dhe 128GB hapësirë.

Tani për tani nuk dihet nëse POCOPHONE është menduar si një familje telefonike e re e Xiaomi ose bëhet fjalë për pajisje specifike për rajone të caktuara. Gjithashtu është e mundur që të jetë një emër kodues për disa nga telefonat standard Redmi ose familjen Redmi Note.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat