Mësohet data e ardhjes në treg e Nokia 5.1 Plus

Mobile

Mësohet data e ardhjes në treg e Nokia 5.1 Plus

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:14
Nokia 5.1 Plus

Modeli më i ri i telefonit Nokia 5.1 Plus do të prezantohet më 11 korrik në Kinë, ku modeli me 32GB hapësirë ruajtje të ketë një çmim prej rreth 120 dollarë, ndërsa versioni 64GB do të kushtojë rreth 150 dollarë.

Kur vjen puna te çmimet, duhet të kihet parasysh se ato me siguri do të ndryshojnë dhe rriten sapo telefoni të lëshohet për tregun global.     

Nokia më i ri do të ketë një prerje në ekranin prej 5.86 inç me rezolucion 720p 1520 x, çipset  Snapdragon 600 ose Helio P60, me 3GB, 4GB dhe 6GB RAM, si dhe 32GB ose 64GB hapësirë të ruajtjes. 

Pajisja do të ketë dy kamera në anën e pasme 13MP + 5MP, ndërsa kamera e përparme ka një sensor 8MP. 

Çdo gjë është mundësuar nga bateria 3000mAh. Duhet të theksohet se këto janë informata të rrjedhura dhe se duhet të merren me një dozë rezervë derisa telefoni të paraqitet zyrtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat