iPhone X 2019 mund të vijë me 5G

Mobile

iPhone X 2019 mund të vijë me 5G

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:49
iPhone X 2019

iPhone X i 2019 mund të jetë telefoni me rrjetin më të shpejtë në botë në sajë të lidhjes 5G, që do të thotë shpejtësi gigabit.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Samsung Galaxy S10 mund të marrë 5G në janar. Por Apple duken të vendosur për të ndjekur Samsung, për një ndryshim, me lansimin e iPhone të tyre për 2019 si telefonin e saj të komapnisë në5G.

Kjo thashetheme vjen nga burimi Digitimes, që pretendon se burimet e zinxhirit të furnizimit e kanë zbuluar se Apple është në bisedime me MediaTek për një modem 5G. Kjo është një arsye që ne po e marrim këtë me një dozë rezerve. Tjetra është se Apple nuk është zakonisht kompania e parë për të miratuar teknologjinë e re – madje edhe 999 paund iPhone X nuk ka ardhur me LTE-Advanced që telefonat Android me çmim gjysmë më të ultë tashmë e ofrojnë.

Shtojini të gjitha këtyre faktin që rrjetet 5G ka gjasa të mos lansohen plotësisht edhe vitin e ardhshëm kështu që duket e çuditshme që Apple po e shqyrton këtë tashmë.

5G përfaqëson një ndryshim të plotë në mënyrën se si qëndrojmë të lidhur në internet. Do të thotë një lidhje me shpejtësi Wi-Fi, kudo. Kjo duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionon gjithçka, dhe me një ndryshim të tillë të shpejtë do të kishte kuptim që Apple të ecte përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat