Kompania amerikane punon në telefonin me 9 kamera

Mobile

Kompania amerikane punon në telefonin me 9 kamera

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:57
Telefoni i parë me tre kamera të huaja u prezantua nga kompania Huawei në modelin P20 Pro dhe kohët e fundit janë shfaqur zëra se pajisja tjetër e LG-së nga seria e pestë do të ketë deri në pesë kamera.

Telefonat e mençur me dy kamera tashmë janë bërë një standard në treg dhe kamerë të dyfishtë kanë disa modele të "klasës më të ulët".

Telefoni i parë me tre kamera të huaja u prezantua nga kompania Huawei në modelin P20 Pro dhe kohët e fundit janë shfaqur zëra se pajisja tjetër e LG-së nga seria e pestë do të ketë deri në pesë kamera.

Gazeta Washington Post shkruan se kompania amerikane Light është duke punuar në një sistem kamerash për telefona të mençur që do të kishin edhe nëntë kamera të pasme. 

Sistemi është aktualisht në fazën e testimit dhe kompania është duke testuar sisteme me pesë ose nëntë lente. Sistemi duhet të fillojë zyrtarisht deri në fund të këtij viti.

Ndryshe, Light në treg tashmë ka një produkt interesant, kamerën L16 e cila ka një kombinim prej 16 kamerash të ndryshme në një pajisje. L16 lejon përdoruesin të mos ndryshojë lenten, por të jetë menjëherë në dispozicion.

Kjo kamerë unike ka një çmim prej rreth 2.000 dollarësh, andaj mund të pritet që teknologjia e ardhshme me nëntë kamera të pasme në telefona të mençur  gjithashtu nuk do të kushtojë lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat