Apple iPhone X i ri do të mbushet më shpejtë se kurrë

Mobile

Apple iPhone X i ri do të mbushet më shpejtë se kurrë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:46
Ilustrim

Apple mund të zgjidh më në fund çështjen e jetës së baterisë në iPhone X të ri 2018 duke shtuar një lloj të ri ngarkimi të shpejtë.

Sipas burimeve të AppleInsider, Apple planifikon të rrisë normën e ngarkimit me energji në iPhone-ët e ri për t i ngarkuar ata super shpejtë. IPhone-i i tanishëm X nuk ngarkohet shpejt, ashtu siç bën edhe iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, nëse bleni ngarkuesin dhe kabllon veç e veç. Por ky iPhone i ri mund të jetë edhe më i shpejtë se modelet e lartëpërmendura.

Kapaciteti i fuqisë së iPhone për 2018 duhet të shkojë nga 5V 2A në 9V 2A dhe 5V 3A thotë burimi. Kjo gjoja falë Apple që tani është duke përdorur Power Integrations si furnizuesin e tyre të vetëm për çipet me shpejtësi të ngarkimit, pasi që rregulloi një çështje të cilësisë së mëparshme për Apple.

iPhone i ri LCD është përmendur gjithashtu. Kjo pritet të jetë një iPhone X me çmim të volitshëm me një ekran LCD prej 6.1 inç. T3 pohon se Apple do të zëvendësojë Broadcom me Texas Instruments si furnizues për ngarkimin më të shpejtë pa tel, për të kursyer para dhe kështu pajisja të mund të ofrohet për më pak para.

Apple pritet të lansojë një gamë të iPhone të ri për 2018, rreth shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat