Kamerat e telefonave Sony me inteligjencë artificiale

Mobile

Kamerat e telefonave Sony me inteligjencë artificiale

Më: 30 maj 2018 Në ora: 20:43
Sony po mendon të aplikojë inteligjencën artificiale për modelin Sony Xperia XA2 Ultra, i cili u lansua gjatë panairit CES 2018.

Kamera në të kaluarën ishte vetëm kamerë. Nëse dëshironi të krijoni një foto, ishte e domosdoshme vetëm ta drejtoni kamerën, shtypni butonin.

Për pjesën më të madhe, kjo është mënyra se si shumica e telefonave të mençur punojnë sot, por ne po fillojmë të shohim një numër në rritje të kompanive që i drejtohen implementimit të inteligjencës artificiale për ta bërë kamerën më të mirë.

Në këtë drejtim, Sony po mendon të aplikojë inteligjencën artificiale për modelin Sony Xperia XA2 Ultra, i cili u lansua gjatë panairit CES 2018. Një nga karakteristikat kryesore të telefonit është një sistem me dy kamera të përparme.

Kensuke Mashita, menaxheri i lartë për teknologjinë e kamerës së Sony, vuri në dukje se inteligjenca artificiale mund të jetë në rrugë për teknologjinë e ardhshme të telefonave të kompanisë. Sipas tij, kompania po zhvillon përvojën e kamerës së gjeneratës së ardhshme.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Sony përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar kamerat në telefona, por ajo që saktësisht jep inteligjenca e ardhshme mbetet për t'u parë kur paraqiten telefonat e ardhshëm të kompanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat