Të gjithë telefonat Nokia do të marrin përditësimin Android P

Mobile

Të gjithë telefonat Nokia do të marrin përditësimin Android P

Më: 30 maj 2018 Në ora: 20:13
Nokia

HMD Global është duke fituar ngadalë besimin e përdoruesit dhe duke u bërë një pasues i denjë i Nokia.

Arsyeja për këtë nuk është vetëm për shkak se kompania lanson telefona me markën Nokia, por një portofol i menduar mirë, duke mbuluar segmentet e tregut dhe mbështetjen e klientëve, është qartë pjesë e një plani madhor që HMD dëshiron të zbatojë në nivel global.

Edhe pse disa nga pajisjet më interesante, të cilat HMD deri më tani ka prezantuar, fillimisht në Kinë, variacionet e këtyre pajisjeve në një kohë janë bërë të disponueshme globalisht. Kjo pritet edhe për modelin e fundit Nokia X6.

HMD tashmë ka përmbushur premtimin për përditësimin e telefonave të vitit të kaluar të Nokia-it në Android Oreo, kështu që ka shanse të mëdha që kompania do të mbajë premtimin.

Nëse vendosni për një nga telefonat Nokia, mund të jeni të sigurt që kompania do të sigurojë përditësime në Android dhe përditësime të sigurisë për pajisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat