Edhe kompania kineze Xiaomi është duke përcjellë trendin më të ri në sektorin e telefonave, gjë e cila tregon për modelin e tij më të ri të mençur që në krye ka një “dhëmbë”.
Pajisja me kodin M1805D1SE duket se do të jetë Xiaomi Redmi Note 6 ose madje edhe Redmi 6.
Telefoni ka ekran 5,84 inç me rezolucion 2280 x 1080 piksel dhe tetë bërthama me takt pune prej 2GHz. Ka kamerë të dyfishtë prej 12 megapiksel dhe kamerë për selfi të integruar në “dhëmbë” me sensor prej 5 MP.
Pajisja do të ketë 2- 4GB RAM memorie, 16, 32 dhe 64GB memorie të brendshme, si dhe sistem operativ Android 8.1 Oreo.