Orbit, telefoni i lakueshëm me ekran pa korniza është këtu

Mobile

Orbit, telefoni i lakueshëm me ekran pa korniza është këtu

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:54
Orbit

Deri sa të kemi një ekran të plotë, telefoni Orbit është zgjidhja! Shtrihet në trendin e dizajnit pa korniza me një veçori që e bën pothuajse të duket transparent – një kamerë që mbetet në funksion dhe vazhdimisht pasqyron mjedisin pas pajisjes.

Karakteristika të tjera interesante përfshijnë një ekran OLED fleksibël që jo vetëm që i jep pajisjes një elasticitet ergonomike, por e bën atë afërsisht të pathyeshëm (gjë që është pikërisht ajo që ne kemi dëshiruar nga telefonat që duken më shumë të thyeshëm secilën herë).

Një tjetër karakteristikë dalluese është një unazë e blicit, e cila është e aftë të japë ndryshime në intensitetin e dritës për të krijuar sasinë e përsosur të blicit për secilën foto dhe për të aplikuar një efekt special rrethor në sytë e subjektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat