Huawei sjell telefonin e ri Y5 Prime (2018)

Mobile

Huawei sjell telefonin e ri Y5 Prime (2018)

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:59
Huawei

Kompania kineze vazhdon traditën që pa shumë pompozitet të paraqesë produktet e saja të reja në treg.

Huawei kësaj radhe ka sjellë për fansat e tij modelin më të ri Y5 Prime (2018), i cili është i dedikuar kryesisht për segmentin e poshtëm të tregut.

Pajisja ka ekran 5.45 inç HD, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtje, me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD dhe posedon edhe variantin dual-SIM, transmeton KosovaPress.

Y5 Prime (2018) ka  CPU @1.5GHz me katër bërthama dhe procesor Snapdragon 450, kamerë të pasme 13MP,  kamerë 5MP për selfi.

Kamera e përparme mund të luajë rolin e hapjes Face. Telefoni përdorë softuer  Android 8.1, bateri 3020mAh, ndërsa nuk është bërë i ditur çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat