Lansohet globalisht Honor 10, këto janë specifikat e tij

Mobile

Lansohet globalisht Honor 10, këto janë specifikat e tij

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:17
Honor 10

Kompania e njohur kineze, Huawei, ka njoftuar për arritjen e smartfonit të saj të avancuar Honor 10 në tregjet globale, një muaj pas lansimit në Kinë. Smartfoni i avancuar vjen me një çmim prej 400 funte, kështu duke u bërë telefoni më i lirë me procesor Kirin 970 me AI të orientuar.

Huawei Honor 10 vjen me 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, ekran 5.84-inç IPS LCD me rezolucion Full HD+ dhe raport prej 19:9.

Po ashtu, vjen edhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 24 + 16 megapikselë dhe atë të përparme për ‘selfie’ prej 24 megapikselë.

Nuk është surprizë që Honor 10 vjen me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8.1, por ndryshe nga Kina, versioni global arrin me shërbimet e Googlet. Çdo gjë tjetër është e njëjtë – bateria prej 3,400 mAh me mbështetje për veçorinë e karikimit të shpejtë “Super Charge”, portin USB-C, portin për kufjet 3.5 mm, si dhe teknologjinë Histen për audio.

Sa i përket ngjyrave, Honor 10 globalisht do të jetë në dispozicion me ngjyrë gri, të zezë, të kaltër dhe të gjelbër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat