Zyrtare, iPhone X është me defekt

Mobile

Zyrtare, iPhone X është me defekt

Më: 8 maj 2018 Në ora: 18:50
iPhone X

Kompania nga Kupertino, pas shumë ankesave të blerësve, është detyruar të pranojë faktin se telefoni i tij luksoz prej më shumë se 1 mijë eurosh ka një defekt serioz.

Apple konfirmoi se ka një dobësi serioze në kamerën e modelit më të ri të telefonit që debutoi vitin e kaluar dhe që bëri shumë bujë në media.

Qysh në fillim të prezantimit, Face ID e iPhone X nuk ishte i rregullt dhe kjo u konfirmua edhe më vonë nga shumë blerës,.

Tash është edhe vetë kompania që e pranon se kanë një defekt që parandalon punën e rregullt të Face ID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat