iPhoni i ri SE 2 gati për treg

Mobile

iPhoni i ri SE 2 gati për treg

Më: 4 maj 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Apple gati për iPhonin e radhës, çfarë do të vijë pas iPhone X?

Pas iPhone X, Aple është duke punuar për të sjellë në treg një iPhone të ri, Ai do të jetë SE 2, i cili do të ngjajë shumë me iPhone X dhe kompania po bën të pamundurën që produkti i ri të jetë po aq i suksesshëm sa edhe paraardhësit.

E ndërkohë që Apple punon për suksesin e iPhoen SE 2, Ben Geskin ka arritur të sigurojë të dhëna dhe detaje nga dizajni i iPhonit të ri. Ai do të duket si një iPhone X i ngecur në trupin e iPhone SE, me një dizajn të mrekullueshëm.

Paraprakisht mësohet se iPhone SE 2 do të jetë i gjithi në xham dhe do të mund të karikohet pa kabull.

Ndërsa kjo shtesë e re është pozitive, edhe disa mungesa të ndryshimeve mund të dëshmojnë një fitore për Apple.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat