Androidët ju spiunojnë tek kinezët

Mobile

Androidët ju spiunojnë tek kinezët

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Keni një telefon me sistem operimi Android? Ju mund të jeni mes 700 milionë përdoruesve, telefonat e të cilëve dërgojnë në mënyrë të fshehtë gjithë të dhënat tuaja në Kinë.

Mbi 700 milionë pajisje të tilla dërgojnë pa dijeninë tuaj dhe automatikisht çdo 3 ditë të gjithë mesazhet tuaja, historikun e telefonatave, listën e kontakteve, historikun e vendndodhjes dhe gjithë të dhënat e aplikacioneve të instaluara në Kinë.

Ky është zbulimi i bërë nga ekspertët e sigurisë “Kryptowire” fillimisht në 2016, i raportuar edhe nga New York Times, zbulim që është përforcuar së fundmi.

Ata thonë se kjo është vërejtur tek të gjitha pajisjet sistemi i të cilave përditësohet nga kompania kineze “Shanghai AdUps Technology”.

Markat e telefonave që kjo kompani u ofron shërbimet e saj janë kryesisht ato kineze, si ZTE dhe Huawei.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat