iPhone X nuk ecën, Apple përgjysmon prodhimin

Mobile

iPhone X nuk ecën, Apple përgjysmon prodhimin

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:34
Ilustrim

Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, ndoshta edhe më drastike pritet që të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Wall Street Journal, duke cituar burime nga kompania, thotë se drejtuesit e Apple e ndërmorën këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Në tremujorin e parë, Apple kishte planifikuar të prodhonte 40 milionë iPhone X, por duke parë sasinë e madhe të mbetur stok në treg e përgjysmoi këtë shifër duke e çuar në 20 milionë.

Po 20 milionë përflitet se është edhe plani për tremujorin e dytë të këtij viti, megjithëse nga vetë kompania nuk jepet asnjë e dhënë zyrtare.

iPhone X doli në shitje në tetor të vitit të kaluar dhe u trumpetua nga Tim Cook si pajisja më e mirë e ndërtuar ndonjëherë nga Apple. Prodhimi i këtij telefoni mbërriti në 10-vjetorin e daljes së iPhone dhe në treg u hodh për një çmim prej rreth 1 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat