Zyrtarizohet Huawei Y6 (2018) me Face Unlock

Mobile

Zyrtarizohet Huawei Y6 (2018) me Face Unlock

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:10
Huawei Y6

Huawei vazhdon me publikimin e pajisjeve nga seria e tij Y.

Linja më e re shtesë është Huawei Y6 (2018), i cili ka nisur të arrijë në treg sikurse janë Rusi dhe Filipine, transmeton KosovaPress. Huawei Y6 (2018) ka ekran 5.7 inç me rezolucion HD+, procesor  Snapdragon 450, me tetë bërthama CPU @1.8GHz dhe GPU Adreno 506.

Telefoni është i pajisur me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, plus microSD.

Pajisja posedon edhe sensorin fizik të gishtërinjve dhe për hapjen e saj përdoret Face Unlock. Kamera ka kamerë të pasme 13MP, ndërsa ajo për selfi 5MP me objektiv bazik AR dhe bateri 3000mAh. Huawei Y6 (2018) do të jetë i pranishëm në ngjyrën e zezë, të kaltër dhe të artë. Çmimi ende nuk është bërë i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat