LG G7 ThinQ mund të lançohet në Maj dhe pritet të ketë një buton AI

Mobile

LG G7 ThinQ mund të lançohet në Maj dhe pritet të ketë një buton AI

Më: 9 prill 2018 Në ora: 07:04
LG

Gjatë muajit Shkurt, ne krijuam idenë tonë të  parë të telefonit të ardhshëm  LG G7, më i fundit në serinë G – përmes fotove dhe specifikimeve të zbuluara.

Sot, u zbuluan më shumë specifikime dhe foto të telefonit të ri. Dhe më e rëndësishmja, ajo që bie në sy është një buton në anë që mendohet se  mund të jetë i dedikuar për funksion LG AI.

Samsung filloi trendin e përfshirjes së një butoni të dedikuar për ndihmësin e tij të mençur Bixby, i cili ndryshe është quajtur edhe si  mburoja strukturore.

Tani ky informacion zbulon se LG mund të ndjekë shembullin me butonin e vet në të majtë të tij me telefonin e  ri të LG G7 ThinQ, përveçse ka gjasa për tiparin e kamerës me AI të kompanisë dhe jo për një klon Bixby.

LG prezantoi karakteristikat e AI në V30S ThinQ në Shkurt, dhe duket se  G7 do të jetë një vazhdimësi e tij  dhe të jetë telefoni i dytë që do  të përdorë emrin ThinQ.

Burimet gjithashtu tregojnë se telefoni mund të ketë një ekran prej 6.1 inç dhe do të jetë  pothuajse pa kornizë, dhe sikurse edhe modelet e  tjera të Android, ai do të ketë një nivel. Në të djathtë të telefonit ndodhet  butoni i energjisë. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat