Zyrtarizohet Xiaomi Mi Mix 2s me dy kamera të pasme

Mobile

Zyrtarizohet Xiaomi Mi Mix 2s me dy kamera të pasme

Më: 27 mars 2018 Në ora: 16:59
Telefoni Xiaomi Mi Mix 2s

Telefoni Xiaomi Mi Mix 2s është prezantuar në shkëlqim të plotë dhe arrin me procesor të fuqishëm dhe sistem i9mpresiv me dy kamera të pasme, por me dizajn të ngjashëm me Mi Mix 2.

Pajisja ka ekran 5.99 inç FullHD+ IPS panel, i cili mbulon pjesën më të madhe të përparme.

Kamerat e pasme janë me nga 12MP. Sensori i rregullt ka 1.4?m piksel dhe blend të hapur f/1.8 Sony IMX363, derisa sensori për telefoto ka hapje f/2.4 dhe 1?m piksel - moduli Samsung S5K3M3. Xiaomi Mi Mix 2s ka procesor Snapdragon 845 dhe Android 8.0. Posedon bateri  3400mAh  me mbështetje për super mbushje 3, dual SIM, Bluetooth 5.0, NFC, dual-band Wi-Fi 802.11ac,  Type-C port, i cili mbulon vetëm specifikat USB 2.0.

Telefoni arrin në tri konfigurime të memories: 6GB RAM + 64GB hapësirë për ruajtje, 6GB + 128GB dhe 8GB + 256GB.

Xiaomi Mi Mix 2s do të ketë çmim 530 dollarë, derisa varianti 6GB + 128GB  kushton 575 dollarë, ndërsa çmimi i modelit 8GB + 256GB do të kushtojë 640 dollarë.

Shitja e telefonit do të fillojë nga fundi i muajit prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat