Samsung Galaxy J3 Top merr certifikatën Bluetooth dhe WiFi

Mobile

Samsung Galaxy J3 Top merr certifikatën Bluetooth dhe WiFi

Më: 27 mars 2018 Në ora: 16:49
Samsung Galaxy J3

Samsung është duke përgatitur një numër të madh të modeleve Galaxy J3, të cilët janë të dedikuar për tregje të ndryshme me emra të ndryshëm.

Tash kemi Bluetooth listing për modelin Samsung Galaxy J3 2018 - J3 Top. Telefoni arrin me numrin e modelit SM-J337T / SM-J336AZ / SM-S357BL dhe ka marrë certifikatën Bluetooth më 27 mars. 

Emri i produktit raportohet të jetë Galaxy J3 dhe Galaxy J3 Top. Modeli i njëjtë para disa ditësh ka marrë edhe certifikatën  WiFi.  Pajisja shfrytëzon softuerin Android 8.0 Oreo, ekran 5 inç HD, procesor  Exynos 7885 dhe 2GB RAM.

Samsung Galaxy J3 Top do të ketë 16GB hapësirë për ruajtje, kamerë  8MP dhe kamerë për selfi prej 5MP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat