Galaxy Note 9 nuk do të ketë lexues të gishtave në ekran

Mobile

Galaxy Note 9 nuk do të ketë lexues të gishtave në ekran

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:49
Ilustrim

Galaxy Note 9 mund të mos ketë lexues të gjurmëve të gishtave nën ekran, të pkatën sipas analistit të KGI, Ming-Chi Kuo.

Në fakt për pak kohë u përfol se kjo veçori do të ishte në telefonat e ardhshëm të Galaxy. Në dhjetor të 2016-tës pati spekulime që Galaxy S8 do e kishte, dhe në fakt e ka. Dyshimet vazhduan dhe për Note 8, por telefoni përfundoi duke patur një skaner pas. Tashmë që Galaxy S9 do të ketë të njëjtin dizajn, presim nga Samsung të adoptojë teknologjinë e re.

Analiza e KGI thotë se Samsung mund ta anashkalojë këtë veçori për Note 9, pasi zgjidhja aktuale e sensorëve ultratinguj dhe optik nuk i përgjigjet “kërkesave teknike të Samsung”.

Samsung mund ta përfshijë atë në një tjetër telefon në të ardhmen, ndoshta Galaxy S i ardhshëm, thotë Kuo.

Nëse parashikimi i tij për Galaxy Note 9 është i vërtetë, kjo do të thotë se Samsung do të gjejë një tjetër mënyrë për të diferencuar Note 9 nga Galaxy S9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat