Samsung pret shitje të madhe të telefonave Galaxy S9/S9+

Mobile

Samsung pret shitje të madhe të telefonave Galaxy S9/S9+

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:34
Galaxy S9/S9

Kompania jugkoreane ka shprehur besimin se linja e sivjetme e telefonave Galaxy S9 do të kalojë më mirë në treg krahasuar me linjën S8.

Samsung thotë se ka planifikuar që këtë vit të shesë 43 milionë telefona Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, transmeton KosovaPress.

Kompania pret shitjen e 12 milionë telefonave gjatë tremujorit të parë, pastaj 13 milionë, 10 milionë dhe në tremujorin e katërt tetë milionë.

Samsung në vitin 2017 ka shitur 41 milionë Galaxy S8/S8+, ndërsa më 2016 kishte shitur 48 milionë njësi S7/S7+.

Raportet aktuale nga shitoret sugjerojnë se porositë për telefonat Galaxy S9 janë më të vogla se sa ato të modelit S8 që kishin vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat