Në gusht vije Galaxy Note 9, rivali i vetëm i iPhone X

Mobile

Në gusht vije Galaxy Note 9, rivali i vetëm i iPhone X

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:56
Galaxy Note 9

Telefonat inteligjentë Samsung Galaxy Note janë në përgjithësi pajisjet më të fuqishme dhe mbresëlënëse të kësaj kompanie.

Ata janë ndërtuar për përdoruesit që duan performancë të lartë dhe të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para në pajisjen e tyre të re.

Linja e telefonave që prodhuan Galaxy Note 7, i cili përfundimisht u shkatërrua mbasi vazhdoi të shpërthente në flakë për shkak të baterisë la një “hije” të keqe për këtë model.

Telefoni Galaxy i këtij viti do të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i iPhone X si modeli më i mirë Apple dhe do të ketë karakteristika shumë të cilësore për përdoruesit.

ipas The Sun, fatkeqësisht Samsung nuk e ka konfirmuar ende se kur do të dal në shitje Galaxy Note 9, por kompania ka prodhuar për vite të tëra këtë model dhe po këtë vit pritet ardhja e tij.

Samsung në bazë të praktikës pret deri në fund të stinës vjeshtës për të prezantuar telefonat e saj Galaxy Note .

Kjo i jep kompanisë një shans që të prezantoj pajisjen e vet përpara Apple, e cila zakonisht zbulon një iPhone të ri në fund të muajit shtator.

Duke folur për The Sun, eksperti më i lartë celular Daniel Ives tha se ai e mund të jetë muaji gusht i këtij viti kur Samsung mund të prezantoj Galaxy Note 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat