Tregu i smartphone, në rritje shitja e telefonave të përdorur

Mobile

Tregu i smartphone, në rritje shitja e telefonave të përdorur

Më: 2 mars 2018 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Në tregun e smartphone, ashtu si dhe në atë të makinave, gjithnjë e më shumë po shiten të përdorur.

Sipas analistëve të Counterpoint, shkruan Wall Street Journal, në botë një në dhjetë celularë është i “ripërdorur”, dhe cikli i jetës së pajisjeve brenda vitit të ardhshëm do të rritet me pothuaj tre vjet, nga dy që ka qenë në 2014.

“Tregu aktual i smartphone i ngjan shumë atij të makinave. Ka kaluar i njëjti mentalitet: dua ende një Mercedes, por do të pres disa vite për të blerë modelin e mëparshëm”, thotë Sean Cleland, menaxheri i shoqërisë të së ankandeve B-Stock Solution, që ka parë në SHBA një rritje galopante të shitjes së telefonëve të përdorur, deri në 93%, kundrejt 50% që ka qenë pesë vite më parë.

Pajisjet e riparuara, apo rigjeneruara (angl:- refurbished) nuk janë thjesht smartphone të përdorur. Janë pajisje që pas një keqfunksionimi i nënshtrohen testeve teknike, e ndonjëherë edhe nga vetë kompania prodhuese, para se të rifuten në treg. Një “e ripërdorur me garanci” që deri tani kishte marrë vrull në vendet në zhvillim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat