Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus mund të masin shtypjen e gjakut dhe nivelin e stresit

Mobile

Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus mund të masin shtypjen e gjakut dhe nivelin e stresit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:30
Samsung Galaxy S9

Kur është zbuluar patenta e Samsungut për matjen e shtypjes së gjakut përmes një sensori optik, të gjithë kanë imagjinuar se do të përdoret në orët e mençura në të ardhmen.

Por, kjo doli të jetë e kundërt, Galaxy S9 dhe S9 Plus kanë një sensor të tillë.

Përveç shtypjes së gjakut, dyshja e re e smartfonëve mund të masin edhe nivelin tuaj të stresit. Po ashtu, Samsung planifikon të zgjerojë aftësitë e Bixbit në mënyrë që të ketë mundësi të masë kaloritë e një vakti duke e parë atë përmes kamerës, raporton GSM Arena.

Kjo teknologji është zhvilluar së bashku me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ky bashkëpunim quhet My BP Lab.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat