Rikthehet telefoni-banane

Mobile

Rikthehet telefoni-banane

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 17:12
Telefoni Nokia 8110

Telefoni Nokia 8110, i dalë në treg fillimisht në vitin 1996 dhe i bërë i famshëm në filmin “The Matrix”, do të rikthehet.

Celulari në ngjyrë të verdhë dhe në formë bananeje kushton 80 euro dhe vjen me një version të ri të lojës Snake.

“Ky është një rikthim i viteve të lavdishme të Nokia”, deklaroi Ian Fogg, një analist i HIS Markit.

Nokia 8110 vjen me teknologjinë 4G dhe aplikacione si Maps, Facebook dhe Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat