Panairi i celularëve. Barcelona, kryeqendra e teknologjisë - Bota Sot
Panairi i celularëve. Barcelona, kryeqendra e teknologjisë

Mobile

E martë, 18 shtator 2018

Panairi i celularëve. Barcelona, kryeqendra e teknologjisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:58
Markat më të rëndësishme të telefonisë celulare në botë do të shfaqin modelet e tyre më të reja

Pas 10 ditëve, Barcelona do të kthehet në kryeqendrën e teknologjisë. Më 26 shkurt, në këtë qytet do të hapet Panairi më i madh i celularëve në botë, një ngjarje që zhvillohet çdo vit.

Markat më të rëndësishme të telefonisë celulare në botë do të shfaqin modelet e tyre më të reja, në një prej qyteteve më të rëndësishme të Spanjës.

Mbi 100 mijë persona pritet të ndjekin këtë ngjarje të madhe të teknologjisë në botë, ku vëmendjen më të madhe padyshim do ta marrë Samsungu që do të prezantojë modelet “Galaxy S9” dhe “S9 Plus”.

Kompania koreano-jugore i ka pajisur këto modele me atë që quhet “chipi AI”, ose e thënë ndryshe “Inteligjenca Artificiale”.

Modelet e reja të Samsungut do të vazhdojnë të kenë njohjen e personave nëpërmjet shenjave të gishtave, ndërkohë që flitet se kjo markë do të kërkojë të imitojë Apple edhe për aplikimin e njohjes nëpërmjet fytyrës.

Kompani të tjera që do të prezantojnë modelet e tyre të reja në këtë panair do të jenë edhe Sony e LG.

Sony pritet të shfaqë modelet “Xperia XZ Premium 2” dhe “Xperia SZ2 Pro”, ndërsa LG ka gati modelin “V30”.

Huawei, një tjetër markë e njohur e prodhimit të telefonëve celularë në botë, duket se ka vendosur të mos prezantojë modelet e reja në këtë panair, pasi nuk dëshiron të jetë nën hijen e Samsungut, por aparate të tjerë me “Windows 10”, gjë që duket se ka ndërmend të bëjë edhe kompania tjetër HTC, me këtë të fundit që duket se ka vendosur të ekspozojë aparatin “Vive Pro”.

Panairi i teknologjisë në Barcelonë, ku do të prezantohen edhe aksesorë të tjerë të kësaj fushe, do të mbyllet në datën 1 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test