Para prezantimit zyrtar, dalin foto të reja të Samsung Galaxy S9

Mobile

Para prezantimit zyrtar, dalin foto të reja të Samsung Galaxy S9

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Samsung Galaxy S9

Smartphone i ri i Samsung Galaxy S9 i cili pritet të prezantohet më 25 shkurt në Kongresin Botëror të telefonave në Barcelonë, kanë dalë disa  imazhe të reja zbulojnë disa detaje të ri-dizajnuara të modelit të ri.

Evan Blas, i njohur për botimin e fotografive të modeleve të reja përpara promovimit të tyre zyrtar, ka postuar imazhin e Galaxy S9 në e llogarinë e tij Twitter.

Mund të shihet se Samsung-i i ri ka një sensor të ri të dizajnuar të gjurmëve të gishtave të vendosur nën kamerë. Gjithashtu, për herë të parë, po shfaqet edhe ngjyra e re Vjollcë.

Në foto ka dy kamera të fundit në Galaxy S9 Plus. Kamerat e modelit të ri janë përmirësuar në krahasim me paraardhësit e tyre.

Karakteristikat e modelit nuk njihen ende, dhe Blas pretendon se S9 do të jetë në dispozicion në katër ngjyra: E zezë e hirtë, vjollcë, Titanium hiri, dhe e kaltra shkëlqyese.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat