Shfaqet edhe një defekt në iPhone X

Mobile

Shfaqet edhe një defekt në iPhone X

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:25
iPhone X

Apple po përballet edhe me një tjetër problem të iPhone.

Kompania është duke “i shikuar” raportet se një defekt në iPhone X është duke shkaktuar që celulari të mos marrë thirrje telefonike, thuhet sipas Financial Times.

Defekti po bën që thirrjet telefonike të mos shfaqen në ekranin e iPhone X menjëherë.

Në vend të kësaj, përdoruesit po e dëgjojnë celularin e tyre duke cingëruar por nuk po e shohin emrin e thirrësit ose butonat për t’iu përgjigjur thirrjes.

Nuk është e qartë se sa i përhapur është ky defekt, por i ka nervozuar të gjithë ata pajisjet e të cilëve janë prekur nga ky problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat