Ngadalësimi i iPhone’ve, Apple i përgjigjet autoriteteve

Mobile

Ngadalësimi i iPhone’ve, Apple i përgjigjet autoriteteve

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:01
iPhone

Kompania Apple konfirmoi sot se do t’i përgjigjej pyetjeve të agjencive federale amerikane në lidhje me çështjen e ngadalësimit të qëllimshëm të disa modeleve të iPhone-ve, duke përgënjeshtruar sërish akuzat për shkurtim të qëllimshëm të jetëgjatësisë së një produkti për të favorizuar rinovimin e shpejtë të tij.

Dje, mediat amerikane njoftuan se Ministria e Drejtësisë dhe Autoriteti i Tregjeve Financiare, SEC, po hetonin për shkelje të mundshme të Apple në këtë çështje.

“Ne kemi marrë një sërë pyetjesh nga ana e agjencisë federale dhe do të përgjigjemi për këtë”, bëri të ditur sot Apple në një email drejtuar medias, përcjell Atsh.

Kompania më në fund e pranoi në muajin dhjetor se bateritë kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe e ngadalësojnë punën e celularit sapo të vjetërohen dhe për të shmangur mundësinë e fikjes së aparatit krejt papritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat